Promovimi i Serisë së Monografive të QNASh Nr.2
THE COMPLEX OF TUMULI 9, 10 and 11 in the NECROPOLIS of APOLLONIA (ALBANIA) by Maria Grazia Amore
Më 20 Prill 2010, në sallën "Aleks Buda" të Akademisë së Shkencave, u mbajt promovimi i botimit të ri të Serisë së Monografive të QNASh.
Ndryshime në Ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore”
Disa ndryshime të rëndësishëm janë kryer para pak kohë në Ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore” të shpallur në 2003.
Qëndra Ndërkombëtare për Arkeologjinë Shqiptare u krijua dhe filloi aktivitetin e saj në fund të vitit 1999, si një institucion i financuar nga Packard Humanities Institute, për të mbështetur arkeologjinë shqiptare. Që në fillimet e saj, QNASh u konceptua si një institucion jo fitimprurës, me një vend të veçantë brenda sistemit arkeologjik të vendit, pas shumë vitesh të vështira të ndryshimeve drastike politike dhe ekonomike që Shqipëria kaloi.
Që nga themelimi i saj, QNASh ka krijuar një profil serioz dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në kuadër të sistemit të kërkimit, edukimit dhe praktikës arkeologjike në Shqipëri, duke ndërmarrë projekte me komponentë të shumtë dhe me një ndikim të rëndësishëm. Ajo ka qënë një pikë referimi dhe faktor kohezioni për të gjithë komunitetin arkeologjik. Ky ishte edhe synimi i organizimit të serisë së seminareve, inauguruar me sukses të madh në vitin 2005 (më shumë detaje). Artikulimi i qartë i qëllimeve dhe objektivave, si dhe të mënyrave të bashkëpunimit me institucionet publike shqiptare u pasua nga arritjet e shumta dhe të mëtejshme
QNASh gjatë viteve të fundit ka ndjekur rrugën e standardeve shkencore për ushtrimin e punës arkeologjike në terren dhe ka dhënë gjithashtu kontributin e saj për të përditësuar ato. Veçanërisht, ajo ka kontribuar në teknikën e gërmimit stratigrafik, në dallimin e njesive stratigrafike, në regjistrimin e të dhënave, dhe menaxhimin e ruajtjes së të dhënave pas gërmimit. Një nga veprimtaritë e para të kësaj qendre, ka qenë zhvillimi i një sistemi të regjistrimit të të dhënave, si një sistem që unifikon metodologjitë e dokumentacionit midis institucioneve. Seria e skedave për regjistrimin e të dhënave në terren, database apo banka e të dhënave si dhe manuali i gërmimit u paraqitën në një seminar (më shumë detaje). Që nga zanafilla, sistemi i ri u adoptua me sukses nga komuniteti i gjërë arkeologjik.
QNASh mbështet veçanërisht studentët dhe arkeologët e rinj, jo vetëm duke ofruar pajisjet e saj dhe instrumente laboratori, por edhe nëpërmjet përfshirjes së tyre në të gjitha projektet në terren. Qendra synon në krijmin e kushteve të nevojshme për ngritjen e vërtetë të një shkollë praktike për studentët e arkeologjisë.
Një nga prioritetet e QNASh është, sigurisht, marrëdhënia e saj e hapur me publikun e gjerë. Qendra përdor të gjitha format e komunikimit (elektronik, internet, artikuj në gazeta, raporte paraprake, seminare, etj.), jo vetëm për të bërë të njohur aktivitetin e saj, por edhe për të ndërgjegjësuar publikun për vlerat arkeologjike dhe vendin e rolin e tyre në zhvillimin e ardhëshëm të vendit.
Gjithë veprimtaria e qendrës pasqyrohet jo vetëm në punën në terren, por edhe në botime të ndryshme, të cilat nuk janë të kufizuara vetëm në raporte gërmimesh, por përfshijnë shkrime shkencore, artikuj në revista të specializuara si dhe monografi. Në fakt, që prej vitit 2006 ka filluar botimi i serisë së monografive të QNASh (më shumë detaje).
Sot, pas 10 vitesh, QNASh është ripozicionuar në komunitetin arkeologjik duke pranuar ndryshimet e një shoqërie në zhvillim dhe me struktura të reja. Ajo angazhohet më shumë në trajnimin akademik dhe projekte në terren, të cilat planifikohen sipas programeve mësimore të Universitetit të Tiranës.
Administrimi i trashëgimisë arkeologjike dhe kulturore është po ashtu një pjesë shumë e rëndësishme e aktivitetit të QNASh. Për arritjen e qëllimeve të saj, qendra ndërton partneritete me institucione lokale dhe ndërkombëtare.