Promovimi i Serisë së Monografive të QNASh Nr.2
THE COMPLEX OF TUMULI 9, 10 and 11 in the NECROPOLIS of APOLLONIA (ALBANIA) by Maria Grazia Amore
Më 20 Prill 2010, në sallën "Aleks Buda" të Akademisë së Shkencave, u mbajt promovimi i botimit të ri të Serisë së Monografive të QNASh.
Ndryshime në Ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore”
Disa ndryshime të rëndësishëm janë kryer para pak kohë në Ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore” të shpallur në 2003.
Një nga sukseset më të mëdha të gjithë veprimtarisë së QNASh ka qënë krijimi i një muzeu të hapur në Tumën e Kamenicës, jo plotësisht i gërmuar. Tuma e Kamenicës ka karakteristika të jashtëzakonshme dhe unike, si varret monumentale rrethore dhe rrethi i dyfishtë i varrit qëndror, të cilat e bëjnë atë një rast të pazakontë të një tume që ende ruan struktura guri pas gërmimit.
Vendndodhja e saj jo shumë larg nga qyteti i Korçës dhe vendosja i saj afër rrugës kombëtare Gjirokastër-Korçë bëjnë të mundur që të vizitohet lehtësisht ky monument. Vizitorët e qendrës së trashëgimisë kulturore mund të admirojnë jo vetëm strukturat e përmendura më sipër dhe pjesën e paprekur të tumës e cila nuk është zbuluar ende, por në muze mund të mesojnë rreth fenomenit të tumave në Shqipëri dhe historinë e gërmimeve në Kamenicë, duke përfshirë rezultatet më të rëndësishme arkeologjike dhe antropologjike. Ata mund të vëzhgojnë nga afër dhe madje të prekin kopje të gjetjeve më të rëndësishme, si enët qeramike dhe stoli metalike.
Një komponent unik deri më tani në Shqipëri dhe mjaft i rendësishëm për sitin e trashegimisë kulturore të Kamenicës është programi i arkeologjisë eksperimentale për nxënësit e të gjitha moshave, nga shkolla fillore deri në universitet. Falë këtij programi, fëmijët mund të mësojnë bazat e teknikës së gërmimit dhe dokumentacionit, dhe në fakt mund të gërmojnë vetë riprodhimin e dy llojeve të varreve tipike për tumën.
Një tjetër sukses i sitit është fakti se ai është bërë një qendër kulturore dhe një pikë e kontaktit për publikun e gjerë. Aty është e mundur të merret pjesë në seminare mbi tema të ndryshme arkeologjike si dhe në iniciativa të ndryshme kulturore, si koncerte të muzikës klasike dhe ekspozita. Më shumë detaje