Promovimi i Serisë së Monografive të QNASh Nr.2
THE COMPLEX OF TUMULI 9, 10 and 11 in the NECROPOLIS of APOLLONIA (ALBANIA) by Maria Grazia Amore
Më 20 Prill 2010, në sallën "Aleks Buda" të Akademisë së Shkencave, u mbajt promovimi i botimit të ri të Serisë së Monografive të QNASh.
Ndryshime në Ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore”
Disa ndryshime të rëndësishëm janë kryer para pak kohë në Ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore” të shpallur në 2003.
Gjatë 10 viteve të fundit më shumë se njëqind studentë janë trajnuar në projektet në terren. Trajnimi konsiston në teknikat e gërmimit dhe e vrojtimit, në varësi të natyrës së projekteve. Për më tepër, nxënësit marrin pjesë aktive në plotësimin e dokumentacionit dhe në përpunimin e gjetjeve, dhe disa prej tyre në fazat e botimit, në mënyrë që ata të kenë një pasqyrë të plotë të të gjitha aspekteve të punës arkeologjike.
Anëtarët e QNASh në vitet e fundit janë gjithashtu të përfshirë aktivisht në mësimdhënie në Universitetin e Tiranës, në departamentin e Historisë. Qëllimi i ardhshëm është krijimi i një departamenti të arkeologjisë dhe administrimit të trashëgimisë kulturore, dhe tashmë janë bërë disa hapa në këtë drejtim.
Leksionet të prezantuara në Universitet nga anëtarët e QNASH varijojnë nga "Arkeologjia e shoqërive para-urbane" në "Arkeologjia e shoqërive urbane", në “Historia e Mendimit Arkeologjik", në "Teknologjitë Antike", në "Teoria dhe metodat në arkeologji" , në "Parimet e Ruajtjes së Trashëgimisë", në "Planifikimin e Menaxhimit për Trashëgiminë Kulturore", etj. Më shumë detaje