Promovimi i Serisë së Monografive të QNASh Nr.2
THE COMPLEX OF TUMULI 9, 10 and 11 in the NECROPOLIS of APOLLONIA (ALBANIA) by Maria Grazia Amore
Më 20 Prill 2010, në sallën "Aleks Buda" të Akademisë së Shkencave, u mbajt promovimi i botimit të ri të Serisë së Monografive të QNASh.
Ndryshime në Ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore”
Disa ndryshime të rëndësishëm janë kryer para pak kohë në Ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore” të shpallur në 2003.
Seria e Monografive e QNASH Nr. 1
NEW DIRECTIONS IN ALBANIAN ARCHAEOLOGY edited by Lorenc Bejko and Richard Hodges, Tirana 2006.
![]() |
Ky vëllim është një përmbledhje esesh nga një numër i konsiderueshëm studiuesish shqiptarë dhe të huaj, me përqëndrim mbi të gjitha periudhat, nga Paleoliti i Mesëm deri tek periudha osmane, si dhe një panoramë studimesh të natyrës metodologjike dhe historike që lindin nga rrethanat në evoluim të Shqipërisë së sotme. Libri përkujton 70 Vjetorin të njërit prej arkeologëve më të shquar të Shqiperisë, Profesor Muzafer Korkuti. Mbi 40 studiues dhe arkeologë të rinj paraqiten studimet e tyre dhe rezultatet e kërkimeve që nga veriu (Lugina e Shalës) deri në skajin jugor (Shpella e Konispolit) të Shqipërisë, shpesh bashkëpunime midis Institutit të Arkeologjisë, drejtuar nga Profesor Korkuti për shumë vite, me universitete të huaja. |
Seria e Monografive e QNASH Nr. 2
THE COMPLEX OF TUMULI 9, 10 and 11 in the NECROPOLIS of APOLLONIA (ALBANIA) by Maria Grazia Amore.
Special studies by Vangjel Dimo, Lorenc Bejko, and Lynne Schepartz
With contributions by S. Aliu, P. Pearce, A. Bardho, E. Bitri, L. Buchet, B.N. Damiata, V. Grimes, A. Powell, M.P. Richards, J. Southon and J. Stallo
BAR International Series 2059 (I) and (II) 2010
Në studimin me dy vëllime janë paraqitur të gjitha të dhënat të përftuara nga gërmimet dhe studimi i kompleksit të tumave 9, 10 dhe 11, pas një vështrimi të përgjithshëm për rëndësinë e Apollonisë në historinë dhe nivelin e informacionit mbi nekropolin para projektit GShASh. |
||
![]() |
Një pjesë e madhe e këtij botimi i përkushtohet katalogut të varreve, ku secili prej tyre është i ilustruar nga plani, fotografia, përshkrimi, datimi, lista e objekteve të varrit dhe imazhet e tyre (kur janë të pranishëm), në mënyrë që të ketë një përnjohje të të gjithë kontekstit. Çdo objekt i inventarit të varrit mund të kërkohet lehtësisht, në sajë të një kodi numerik, në katalogun e qeramikës dhe në katalogun e gjetjeve jo qeramike. Në këto katalogë janë renditur të gjitha objektet, edhe ata që gjenden jashtë kontekstit të një varri, me një përshkrim të detajuar, një datim, dhe një vizatim (në shumicën e rasteve). Një kapitull i gjatë ilustron edhe sasinë e konsiderueshme të gjetjeve të restauruara, duke paraqitur kartela ku janë përshkruar trajtimet e pësuara, të shoqëruara me fotografitë e objekteve para dhe pas trajtimeve. Një pjesë shumë e rëndësishme i kushtohet edhe studimit antropologjik fizik të materialit skeletor, i cili është kryer për herë të parë në nekropolin e Apollonisë, duke sjellë njohuri shumë interesante në lidhje me kushtet e jetës, ushqimin dhe sëmundjet e banorëve të lashtë. Një pjesë themelore e botimit merr në konsideratë metodologjinë e datimit. Përveç metodave tradicionale relative stratigrafike dhe krahasuese, për herë të parë në Apolloni përsëri, janë kryer datime absolute me metodën Accelerator Mass Spectrometry (AMS). Këto datime janë kryer mbi kockat e individëve të rëndësishëm, si individi mashkull në moshë të re të varrit qëndror në tumën prehistorike T10, dhe të tjerët që rezultuan se kanë të bëjnë me periudhën Pas-Mesjetare/Moderne. Kështu ne kemi tani disa pika fikse kronologjike nga mesi i mijëvjeçarit të 3 p.e.s. deri në shek. 17-19 e.s., të cilat lejojnë riinterpretimin e historisë së zonës para dhe pas kolonizimit. |
|