Promovimi i Serisë së Monografive të QNASh Nr.2
THE COMPLEX OF TUMULI 9, 10 and 11 in the NECROPOLIS of APOLLONIA (ALBANIA) by Maria Grazia Amore
Më 20 Prill 2010, në sallën "Aleks Buda" të Akademisë së Shkencave, u mbajt promovimi i botimit të ri të Serisë së Monografive të QNASh.
Ndryshime në Ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore”
Disa ndryshime të rëndësishëm janë kryer para pak kohë në Ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore” të shpallur në 2003.
Special studies by Vangjel Dimo, Lorenc Bejko, and Lynne Schepartz
With contributions by S. Aliu, P. Pearce, A. Bardho, E. Bitri, L. Buchet, B.N. Damiata, V. Grimes, A. Powell, M.P. Richards, J. Southon and J. Stallo
BAR International Series 2059 (I) and (II)
Më 20 Prill 2010, në sallën "Aleks Buda" të Akademisë së Shkencave, u mbajt promovimi i botimit të ri të Serisë së Monografive të QNASh. Ky botim i ri bën publike rezultatet e Projektit të Nekropolit të Apollonisë ndermarrë nga Grupi Shqiptar i Arkeologjisë së Shpëtimit në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë gjatë viteve 2002-2006.
![]() |
Të dy vëllimet janë në anglisht dhe janë botuar në Seria Ndërkombëtare të shtëpisë botuese prestigjioze "British Archaeological Reports" (BAR). Ky fakt është shumë i rëndësishëm, sepse sjell arkeologjinë shqiptare në komunitetin arkeologjik ndërkombëtar dhe tregon potencialin e kërkimit shkencor në Shqipëri.
Fjala e hapjes u mbajt nga Iris Pojani, e cila paraqiti shkurtimisht aktivitetin 10 vjeçar të QNASh dhe Serinë e Monografive; pastaj Maria Grazia Amore, autorja kryesore, ilustroi "Projekti i Nekropolit të Apolonisë" dhe përshkroi përmbajtjen e vëllimeve. Lorenc Bejko theksoi rëndësinë e të dhënave nga Tuma 10, tuma e parë prehistorike që gjendet në nekropolin e Apollonisë.
![]() |
![]() |
![]() |
Vangjel Dimo bëri një thirrje në favor të ruajtjes dhe mbrojtjes së nekropolit dhe Skender Aliu përmendi disa episode nga jeta e përditshme gjatë projektit të Apollonisë. Në përfundim Profesor Muzafer Korkuti e Profesore Shpresa Gjongecaj bënë një vlerësim shumë pozitiv të studimit dhe shprehën dëshirën që të ketë më shumë botime të tilla me standarde nderkombëtare.
![]() |
![]() |
![]() |
Ceremonia u ndoq nga një publik i gjerë (Fig. 8) nga Akademia e Shkencave, Instituti i Arkeologjisë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zyra e UNESCO-s në Tiranë, Departamenti i Historisë i Universitetit të Tiranës, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik (AShA), Parqet Arkeologjike të Apollonisë dhe Butrintit, si dhe njerëz të tjerë të interesuar.
Kokteji në fund krijoi mundësi për të takuar gazetarë nga TV të ndryshme dhe për të dhënë intervista për shtypin e përditshëm (Fig. 9), si dhe për të kryer biseda midis kolegëve dhe miqve.
![]() |
![]() |